Rastesia & Dinakja
63, Patos, Arnavutluk

Një vajzë dhe një djalë përplasen në një aksident automobilistik. Dy makinat e tyre janë shkatërruar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është lënduar. Ata arrijnë të dalin nga makinat e shkatërruara dhe vajza i thotë djalit:
- Unë nuk mund ta besoj: ju jeni një mashkull dhe unë jam një femër. Dhe tani shiko makinat tona: ato janë shkatërruar plotësisht dhe ne jemi të padëmtuar. Kjo është një shenjë: fati donte që ne të takoheshim, të bëheshim miq dhe të jetojmë të qetë, ndoshta dhe së bashku në paqe pjesën tjetër të ditëve tona!
Dhe djali i përgjigjet:
- Pajtohem me këtë që thua: duhet të jetë një shenjë nga qielli!
Vajza vazhdon:
- Dhe shiko këtë mrekullinë tjetër ... makina ime është shkatërruar plotësisht, por shishja e shampanjës që kisha brenda nuk është thyer. Sigurisht fati donte që ne të festojmë takimin tonë rastësor ...
Ajo i jep atij shishen, ai e hap atë, dhe pi pothuajse gjysmën. Pastaj ia kalon saj ... por vajza e mbyll shishen pa pirë.
Djali e pyet:
- Nuk po pi?
Dhe ajo i përgjigjet:
- Jo .. Unë po pres policinë rrugore të mbërrijë ...

70 views
 
Yorumlar
bea 24.03.2015

Mjafte e goditur,femra e zgjuar mashkulli budalla,ama per her te pare.

Blog
Bloglar 5 dakikada bir güncelleniyor