SHQIPE , MOJ , NËNOKJA IME !
63, Patos, Arnavutluk

Të dua Shqipëria ime , të dua , Të dua edhe siç më je, I dua dhe male dhe fushat e tua, Dhe zogjtë që nëpër pemë bëjnë fole. Ta dua fukaranë që copën e bukës ëndërron,… Ai është ballë i dashurisë ! Ai hap gjoksin dhe s’nguron Me gjak t’i vadisë dhe rrënjët e lirisë. T’i dua zhurmat shurdhuese të qytetit Dhe adoleshentët që shkelin gazin gjer në fund, Që mbi makinë ia kanë kaluar mbretit… Edhe mimozat që era i lëkund… I dua dhe thellë me respekt unë shkoj përulem Tek bustet e heronjve kordhëtarë, Përpara vëllezërvre vërsulem T’i përqafoj, se malli më ka marrë. I dua unë pleqtë e drobitur Nga peshë e viteve mbi shpinë. Dhe pa diplomë, më janë aq të ditur Dhe flasin si bilbilë për historinë. I dua nënat zemërdete, Të mirat tona sypagjumë, Që lindin trima e vajza lule jete Që dashurinë mbi ta derdhin posi lumë… Po kur vëllezër e motra t’i shikoj T’i qeshin ditës me gëzim Dhe për të ardhmen të këndojnë Me shpirt , me shpresë e besim, Më shumë, o Nënë, do të dua Dhe ballin lart në botë do ta ngre E do them : Kjo nënë më lindi mua ! Është nëna më e bukur përmbi dhe !

52 views
 
Yorumlar
bea 10.03.2016

O ,sa mire me qen shqipeta ,o ej

Blog
Bloglar 5 dakikada bir güncelleniyor