Shoket dhe taksixhiu.
39, Αθήνα, Yunanistan

Katër shokë, pa asnjë kokërr leku në xhep morën një taksi, pasi thurrën planin për të mos e paguar taksistin.
Plani ishte i tillë që me tu ndalur makina, të zbrisnin dhe t’ia jepnin vrapit sa të munden.
Ashtu ndodhi.
Pasi i dërgoi në destinacionin e kërkuar, të katër shokët zbritën me shpejtësinë e rrufesë dhe ia dhanë vrapit. Aty pranë ndodhi një godinë shumë katëshe. Hynë brenda, u ngjitën në katin e parë, të dytin, të tretin dhe në të fundit u ndalën ku mezi mbusheshin me frynë.
U ngjitën për muri duke dihatur e duke u lëkundur ngaqë mezi i mbanin këmbët.
Qëndruan disa minuta pa folur.
Njëri prej tyre e theu heshtjen dhe tha:”Çfarë mund të ketë bërë shoferi vallë?”
Në çast ia ktheu njëri prej tyre:”Ore shoferi jam unë, por më thoni përse po vrapojmë dhe nga kush po ikim?!”

794 views
 
Yorumlar

Henüz hiç yorum yapılmamış.
Yorumunu bırak, tartışmaya başla!

Blog
Bloglar 5 dakikada bir güncelleniyor