15.02.2012
Poezi dashurie
39, Gjilan, Kosovo

Gjithë ëndërrat dhe dëshirat
që në jetë i thurra,
i mblodha të gjitha bashkë,
i rradhita një nga një,
si fletët e një ditari,
por aty nuk pashë gjë tjetër,
PAGINE+DIARIO+AMORE.jpeg
vetëm fletët që po shkyen,
duke rënë një nga një në tokë.
ashtu si bien gjethet e vjeshtës
që era me vete i merr.
Tani kanë mbetur pak fletë,
me shpresë që diçka të ndryshojë.
dhe një fletë e vetme le të jetë,
kujtimi më i bukur le të mbetet
që as nën dhè të mos tretet!
Një fletë e vetme le të jetë,
dhe do t’i mbyll sytë e qetë,
në atë fletë të jemi unë dhe ti
ku të ketë lumturi dhe dashuri!

2 views
 
Yorumlar

Henüz hiç yorum yapılmamış.
Yorumunu bırak, tartışmaya başla!

Blog
Bloglar 5 dakikada bir güncelleniyor