Një ditë, një vogëlush pyet të atin :” Babi zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend apo lëviz, herë në të djathtë e herë në të majtë ?”
Babai -“Jo, zemra rri gjithmonë në një vend, në të majtë…Pastaj, një
ditë ti do të rritesh. Atëherë do të kuptosh se zemra jeton në mijëra
vende të ndryshme pa patur një vend bazë. Kur je i emocionuar, të
ngjitet deri në fyt, ose të zbret poshtë në stomak kur ke frikë apo je
vrarë. Ndodh që i shpejton rrahjet e saj, sikur do të dalë nga
kraharori. Herë të tjera ndodh që ndërron pozicion me Trurin…Eh more
vogëlush, duke u rritur do mësohesh që ta dorëzosh zemrën dhe në duar të
tjera. Dhe shpesh do të të kthehet e vrarë. Por, ti mos u shqetëso.
Persëri do jetë e bukur. Ose ndoshta, dhe më e bukur se përpara. Por
këtë do e kuptosh pas shumë, shumë kohësh...Do të kalosh ca ditë kur do
kujtosh se nuk ke zemër fare. Sikur e ke humbur. Dhe do sfilitesh duke e
kërkuar në kujtime, në një parfum, në shikimin e një kalimtari, në
xhepat e vjetër te një palltoje të lënë mënjanë…Pastaj do jetë nje ditë
tjetër. Një ditë paksa ndryshe. Pak e veçantë. Pak e rendësishme. Atë
ditë do kuptosh se jo të gjithë kanë një zemer.!!
Mbreselenese.