Shpirtrat le të flasin
të kapur
dorë për dore
duke bërë ecejake
nëpër Luginën e Valbonës
të mbushemi
oksigjen Tropoje
vetëm unë e ti
t'ia dëgjojmë
zërin e freskinë malit
e gurgullimat e ujit
që dalin nga maja e bjeshkës
për t'ia shuar etjen njerëzisë
e kur mbrëmja të vijë
me terrin bashkë
të na gjej mua dhe ty
rrëzë një majëmali
që koka e tij qiellin prek
duke e ndezur një zjarr
e me dy gota vëre në dorë
në këtë natë
nuk dua asgjë
as nga ti
e as nga unë
t'i lëmë vetëm njëherë
shpirtrat të flasin
e të bëjnë çka të duan vetë
pa gjykimet e botës
që i bëjnë të dridhen shpesh
Po po po
Interesante!
mmmmmmmmmmmmmmmm
Bukur shume!
Flasin shpirterat
A nuk ka te tjera a?!
sigurisht
Le te flasin....
le te flasin