engjull-'s blog

engjull-
35, Skopje, Makedonya

-A e di çfarë? Unë ndihem shumë krenare për veten time, për çdo difekt që kam, për çdo lloj veprimi që kam bërë dhe që se kam bërë; të mirë ose të keqe.. Jam krenare për ktë që jam sot.. E di që jam e nxituar ndonjëherë.. Flas më shumë seç duhet në disa raste, dhe ka momente kur nuk përmbahem dot. Por gjithsesi jam krenare. E di dhe që jeta ime nuk është perfekte, madje as ka lidhje fare me perfekten.. por di gjithashtu që asnjë njeri nuk mund t'më bëjë dot moral, pasi asnjë njeri nuk ka kaluar…


HARROJE TË DJESHMEN, AJO KALOI!!


Buzëqeshu: nga fillimi!
Harroje të djeshmen, ajo kaloi.
Jetoje të sotmen, ngase ajo është prezente.
Përkujdesu gjithmonë që nijeti yt të jetë i pastër dhe zemra e sinqertë!
Sado që janë të rënda plagët dha goditjet do të ndriçojë shpirti yt, ngase ti, je më i miri!
Mos e preokupo veten me: kush mbetet, kush do të shkoj, kush do e kush urren!
Jetoje jetën me dashuri.
Çdo orë që kalon është pjesë e jetës tënde.
Mos e harxho atë duke e rikujtuar të kaluarën!
Sillu me njerëzit: me shije, me mëshirë dhe me elegancë!
Dhe merr frymë sot, pa brengat e të djeshmes!!






13.08.2016

Udhetova dhe une ne ate rrugen time te shkurter, ne ate shtegun qe zakonisht e quajme ‘Jete’. E ndersa kthej koken here pas here, shoh sa shume gjera kam lene pas . Madje disa prej tyre kam filluar ti humbas dalengadale ne honin e pafund te harreses.
Fije te zbehta e te holla shprese,
copeza vetmie,
kenge qe mbajne kujtime,
njerez qe udhetojne me mua gjate stacioneve te njejta dhe ndahen tek stacioni i rradhes,
nje vend qe me con mbrapa ne kohe,
nje fotografi e pluhurosur qe me sjell nje moment te se shkuares,
nje cift te dashuruarish ne rrugice qe me bene te ndjej zili,
nje…


Blog
Bloglar 5 dakikada bir güncelleniyor